Golden Eagle Ylli ka marrë një fitore të madhe në “Minatori”.
Suharekasit triumfuan 78-72 ndaj vendasëve të Trepçës, raporton Gazeta Olle.
Çereku i fundit doli të jetë vendimtar për të arritur këtë fitore, këto 10 minuta Ylli ishte në top formë teksa i mbylli me një seri të frikshme, 9-24.
Lojtari më i mirë i duelit ishte amerikani, Mitchell Wilbekin me 24 pikë të shënuara.
Në anën tjetër, paraqitja pozitive e Drilon Hajrizit nuk mjaftoi për mitrovicasit./GazetaOlle/