Çerekfinale e zjarrtë, Shkupi dhe Shkëndija përballen në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Shkëndija do të përballet me Shkupin në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Sot në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u hodh shorti për formimin e dysheve rivale për fazën e çerekfinales së Kupës.

Goglat e shortit vendosën që Shkëndija për rival të ketë FC Shkupin.

Ashtu si vitin e shkuar edhe këtë edicion gara e Kupës vazhdon me sistemin e ndeshjeve teke (luhet vetëm një ndeshje) dhe po përmes shortit vendoset ekipi që do të luajë si vendas, në këtë rast Shkupi.

Takimi Shkupi-Shkëndija do të luhet më 09 nëntor në Çair me fillim në orën 13:00.

Shtyhet ndeshja Ballkani – Prishtina, kjo është arsyeja

“Gjilani ka shumë probleme, rrezikon që futbollistët mos të paraqiten më në fushë“