Celticu interesohet për Balajn

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj, mund të transferohet në kampionatin skocez te klubi i famshëm, Celtic, përcjellë Gazetaolle.com.

Forma impresionuese e sulmuesit shkodran nën fanellën e Rijekës ka bërë që ai të bie në sytë e drejtuesve të klubit skocez, të cilët shumë shpejtë do ta nisin edhe ofertën zyrtare.