Celtics barazon rezultatin ndaj Heat, vetëm një ndeshje për të shkruar historinë

Boston Celtics është shumë pranë të bëjë rikthimin më të madh në histori të NBA, pasi kanë barazuar rezultatin në 3-3 pasi kishin humbur tre ndeshjet e para.

Dueli i gjashtë është zhvilluar në Kaseya Center të Miamit në kuadër të finales së Konferencës së Lindjes, ku Celtics kanë triumfuar ndaj Heat me një pikë epërsi 103:104.

Në fakt vendasit ishin shumë pranë finales, por kur kishin mbetur edhe 0:02 sekonda ishte Derrick White që e dërgoi topin në kosh për t’i dhënë një fitore të madhe Celtics.

Më efikasi në këtë sfidë për skuadrën fituese ka qenë Jayson Tatum me 31 pikë, 12 kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown që shtoi 26 pikë e 10 kërcime, derisa heroi i mbrëmjes Derrick White realizoi 11 pikë të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte Jimmy Butler me 24 pikë, 11 kërcime e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Tani ndeshja e shtatë zhvendoset në TD Garden të Bostonit, ku Celtics synojnë fitore për tu bërë skuadra e parë në histori të NBA që e bëjnë një rikthim të tillë.

Xherdan Shaqiri me një asistim të jashtëzakonshëm kontribuon në barazimin e Chicagos (Video)

Xhaka me një foto paralajmëron se sot është ndeshja e fundit me fanellën e Arsenalit