Celina shkëlqen, shënon sërish

Mesfushori kosovar, Bersant Celina, ka shkëlqyer në ndeshjen e Ligës së Kampionëve U-19, duke ndihmuar ekipin e tij të kaloj tutje. Celina në ndeshje në këtë takim u inkuadrua 10-të, minuta pa përfunduar koha e rregullt në barazimin 1:1, ndaj Schalkes.

 

Pasi edhe në kohën shtesë rezultati nuk ndryshoj në penallti, supertalenti kosovar, realizoi penalltinë e dytë të ekipit të tij i cili ka kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.

18-vjeçari është duke pritur rastin që të debutoj në një ndeshje zyrtare për skuadrën e parë të Manchester Cityt.