Celina pret debutimin me Manchester Cityn

Talenti kosovar, Bersant Celina, pritet që këtë vit të debutojë me skuadrën e parë të Manchester Cityt. Gjatë një interviste për ‘Dt.no’, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ka thënë se pret që të luaj këtë stinor me ekipin e parë të Cityt.

“Mendoj se këtë stinor do ktë kem disa minuta në dispozicion që të luaj me ekipin e parë edhe pse trajneri momentalisht është në pozitë të vështirë. Por, shpresoj se do të luaj gjatë këtij edicioni”, u shpreh Celina, i cili debutoi me ekipin e parë të Cityt, ndaj Hamburgut, në një miqësore të zhvilluar në Abu Dhabi.