Celina nuk e ‘vajton’ rastin e humbur

Kosova barazoi me skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt në një ndeshje miqësore me shifrat 0:0. Kjo përballje u zhvillua në Gjermani.

Përfaqësuesja kosovare fare lehtë ka mundur që të dal me fitore nga ky duel po qe se do t’i shfrytëzonte disa raste.

E, një të tillë e humbi edhe mesfushori i Manchester Cityt, Bersant Celina. Ai ka folur ekskluzivisht për Gazetaolle.com, pas ndeshjes. “Barazimi është rezultat real. Ishte një ndeshje e fortë. Ne luajtëm mirë, por edhe kundërshtari ishte i fortë”, ka thënë pas ndeshjes për Gazetën ‘Olle’, talenti i Cityt, Bersant Celina.

Sulmuesi i ri e komentoi edhe rastin e humbur. “Oh po. Ndodh edhe kjo në futboll. Me rendësi se ne luajtëm mirë dhe kujdesshëm”, përfundoi Bersant Celina.