Celina ngacmon shokët e Norvegjisë para duelit Kosovë U21 – Norvegji U21

Bersant Celina do të jetë infuzion i Kosovës U-21, për ndeshjen kualifikuese me Norvegjinë U-21, që zhvillohet më 12 qershor në Dramen të Norvegjisë.

Ai ka lënë Përfaqësuesen A, dhe me këshillim edhe të përzgjedhësit Albert Bunjaku, do ta ndihmojë Kosovën U21.

Për të do të jetë takim i veçantë, pasi pikërisht me Norvegjinë u-21 kishte luajtur për dy vite, para se të vendoste të luajë për Kosovën.

“Do të jetë ndeshje e veçantë për mua, nuk kam asgjë për të thënë tjetër”, thotë Celina për “aftenposten.no”, raporton Gazeta Olle.

“Ata janë të gjithë shokë të mijë, prandaj do të shohim nëse do të jemi shokë edhe në fushë. Do të jetë interesant të luajë ndaj tyre. Nuk kam luajtur shumë futboll në tri ose katër javët e fundit, prandaj do të provoj të jem në formë”, shtoi ai.

Kosovës U21 do t’i ndihmojnë edhe Ardian Ismajli dhe Valmir Sylejmani të Përfaqësueses A.