Celina: Luajmë për fitore

Bersant Celina thotë se Kosova ka konkurrencë në sulm dhe se ndaj Islandës kërkohet fitorja.

“Kanë ardhur lojtarë shumë të mirë të talentuar. Ka konkurrencë. Nëse luaj do të mundohem të shënojë. Ne do të futemi për fitore në ndeshje me Islandën”, ka thënë Celina.

Celina luan te Twente në Holandë dhe është në formë të mirë. /Olle/