Celina kërkon dy fitore me Kosovën

Talenti kosovar i Manchester Cityt, Bersant Celina, ka zbuluar synimet e tij me Kosovën, para miqësoreve me Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.

Takimin e parë të përzgjedhurit e Albert Bunjakut e luajnë sot, kurse me Bremenin takohen më 27 mars.

“Unë besoj se do të shkojë gjithçka mirë në këto dy ndeshje. Synimet tona janë që të fitojmë të dyja takimet. Ne mund të fitojmë. Atmosfera është shumë e mirë, ashtu si edhe më parë kur jemi grumbulluar”, ka deklaruar Celina, shkruan Koha Ditore.

Ai ishte kërkuar edhe nga Norvegjia, pas paraqitjeve të mira me U-21 të Manchester City. “Do të vazhdoj të luajë me Kosovën”, shtoi ai, transmeton Gazetaolle.com. (Gazeta Olle)

celina1