Celina: Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi këtu për të fituar

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse dhe futbollisti Bersant Celina janë paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve. 

Dardanët arritën sot në Belfast, ku edhe do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori i Dardanëve, Celina ka thënë se është kënaqësi të luash në Mbretërinë e Bashkuar dhe se do të japin maksimumin.

“Jam i lumtur që po kthehem në Britaninë e Madhe për të ndeshje futbolli. Ashtu si unë edhe për gjithë ekipi kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë takim. Ne jemi të kënaqur që luajë  ndeshje të tilla dhe do të japim maksimumin tonë” ka thënë Celina.

/Gazeta Olle/

Giresse: Luftojmë për pozitën e dytë, jemi këtu për të fituar

Trajneri i Irlandës së Veriut: Lojtarët e Kosovës janë duke luajtur në nivelin më të lartë në ligat evropiane dhe si komb ata po ngrihen lart në renditje