Celina dhe Fazliji: Nuk merituam humbjen, ishim të pafat

Mbrojtësi, Betim Fazliji dhe mesfushori Bersant Celina nuk janë pajtuar aspak me humbjen nga Gjeorgjia, derisa theksuan se nuk e merituan këtë humbje.

Mbrojtësi kosovar tha se në këtë përballje ishin të pafatë

“Nuk po jemi shumë efektiv para porte pasi jemi duke krijuar shanse por nuk po i konkretizojmë dhe ishim të pafat sot. Nuk po arrijmë të bëjmë ende pasimin e fundit por shpresoj që tani do të arrijmë të përmirësohemi”, deklaroi Fazliji.

Ndërsa, mesfushori Celina besoi se ekipi meritoi me shumë.

“Nuk e merituam të humbim sonte pasi krijuam më shumë se kundërshtari ynë. Provuam të rikthehemi por nuk arritëm ta bënim një gjë të tillë.”, tha Celina.

Rrahmani: Është e dyta humbje më zhgënjyese pas asaj ndaj Maqedonisë së Veriut

Reja: Publiku ishte fantastik, ja çfarë nuk shkoi ndaj Polonisë