Celina dënon edhe Southamptonin

Bersant Celina e ka shënuar golin e radhës për Manchester Cityn U-21, në fitoren që ‘qytetarët’ e shënuan me rezultat të pastër 3:1.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës e shënoi golin e parë në ndeshje për Cityn, duke i zhbllokuar shifrat në minutën e 12-të.

Fitorja e Cityt u kompletua nga Faupala (19) dhe Roberts (85). Në këtë mënyrë, City i kosovarit Celina e ka mbyllur vitin 2015 me fitore. /Olle