Çeku: Për stadiumin nacional merret vendimi përfundimtar vitin e ardhshëm

Çeku tha se vitin e ardhshëm do të përcaktohet përfundimisht lokacioni për ndërtimin e këtij stadiumi,

Gjithashtu, i pari i MKRS-së, në T7 tha se beson që edhe ndërtimi i tij do të nisë vitin e ardhshëm.

“Për stadiumin nacional merret vendimi përfundimtar vitin e ardhshëm, për lokacion. E kemi si obligim kontraktual për Lojërat Mesdhetare. E kemi marrë sivjet të drejtën e organizimit dhe aty stadiumi nacional është pjesë e kontratës, dhe duhet ta bëjmë. Por, atyre u kemi thënë se një herë duhet bërë master-plani, që përcakton lokacione për infrastrukturën e re”, tha ai.

“Ka pasur nisma për dy lokacione; Drenas dhe Bernicë. Mund të jetë njëra nga këto dy lokacione. Ndoshta master-plani do të na japë një tjetër lokacion. Vitin e ardhshëm besoj se nis ndërtimi”, deklaroi ministri Çeku. /Gazeta Olle/

Broja vjen nga stoli dhe gjen rrugën drejt rrjetës, por goli anulohet për “offside”

Chelsea kalon në gjysmëfinale të Kupës Carabao