Çekiçi dhe Cikalleshi shënojnë, Bytyqi asiston – Konyaspori fiton ndaj Basaksehirin

Konyaspori “fluturon” në krye të Superligës së Turqisë falë futbollistëve kuqezi.

Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi tundën të dy rrjetën në sfidën kundër Basaksehirit të zhvilluar në qytetin e Konyas, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tyre, që pas dy ndeshjeve të parë ka grumbulluar 6 pikë.

Dy lojtarët e përfaqësueses shqiptare dhe 24-vjeçari “dardan”, Zymer Bytyqi, u aktivizuan titullarë dhe përbënin treshen e sulmit të Konyasporit.

Në fakt, ekipi i shqiptarëve e pa veten në disavantazh në fundin e pjesës së parë, kur Ndayishimiye zhbllokoi rezultatin në favor të Basaksehirit.

Vetëm 6 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Çekiçi dhuroi një perlë nga repertori i tij me një goditje të kalibruar në një pozicion të prirët, me topin që përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën.

Treshja shqiptare realizoi përmbysjen e madhe dy minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Sokol Cikalleshi, i shërbyer nga Bytyqi, shënoi të dytin e Konyasporit, që mori një fitore të madhe ndaj një kundërshtari të fortë. Kujtojmë që Cikalleshi ishte vendimtar edhe në ndeshjen e javës paraardhëse me golin e vetëm të takimit me Sivassporin në transfertë.

 

https://twitter.com/AnGollers/status/1429504693881946114

Çiftet e javës së dytë, spikat derbi Prishtina – Ballkani

Trajneri i Clermont, Gastien me fjalë të mëdha për Elbasan Rashanin