Cech e thyen këtë rekord

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, ka thyer rekordin për më së shumti ndeshje pa pësuar gol në histori të Premierligës.

33-vjeçari ka kaluar David Jamesin me 170 ndeshje pa pësuar gol në fitoren 2:0 ndaj Bournemouthit të hënën.

Suksesin prej 170 ndeshjesh pa pësuar gol çeku e arriti për 352 ndeshje, ndërsa James, që luajti për Liverpoolin, Aston Villan, West Hamin, Manchester Cityt dhe Portsmouthit, suksesin e kishte arritur për 572 ndeshje.

Cech është një nga portierët më të mirë në botë në vitet e fundit.