Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani është transferuar te Lecce në Serie A.
27-vjeçari mbylli aventurën në Skoci me Aberdeen dhe ka firmosur kontratën e re me klubin italian. Për tri sezone, me të drejtë rinovimi dhe për një tjetër vit.
Lojtari dardan kaloi testet mjekësore dhe do të bashkohet menjëherë me ekipin e ri. Për t’u përshtatur sa më parë me skuadrën e Serie A, aty ku gjen Kastriot Dermakun. Me të cilin kanë luajtur së bashku në kombëtaren e Shqipëris
Transferimi i “luftëtarit” kuqezi te Lecce u bë nga Shkumbin Qormemeti, agjenti i njohur shqiptar, me bashkëpunimin e Altin Tahos. Menaxherin e Sylvinhos, trajnerin e Kombëtares.