Cazorla tregon objektivin e Arsenalit

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla thotë se Kupa FA mund ta ndihmojë klubit ta harrojë eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Arsenali përfundoi me barazim 3:3 nga të dyja ndeshjet ndaj Monacos, por u eliminua për shkak të më shumë golave të pranuar si vendas.

“Ka qenë vështirë ta përpijmë, ka qenë një frustrim i madh”, ka thënë Cazorla për El Mundo.

“Në shtëpi ne bëmë gabime serioze dhe ne shkuam në Ligën e Kampionëve dukje menduar se do të kalojmë tutje”.

“Por, përveç këtij zhgënjimi, ekipi është në formë të mirë dhe ne ende jemi në gjysmëfinale të Kupës FA, që na lejon neve të garojmë për një trofe”, ka shtuar spanjolli.

Arsenali do të përballet me Readingun në Wembey në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës FA, më 18 prill.