Cazorla nuk merret me thashetheme

Futbollisti i Arsenalit, Santi Cazorla, i ka hedhur poshtë spekulimet për transferimin e tij te Atletico Madridi.

“Për momentin nuk kam asnjë ofertë, të gjitha janë thashetheme, dhe që t’ju them të vërtetën, nuk më shqetësojnë fare. Unë brengosem vetëm për Arsenalin, ku jam duke luajtur mirë”, ka theksuar fillimisht spanjolli, deklaroi Cazorla. “Në të ardhmen, do të shohim. Mua më pëlqen te Arsenali shumë dhe përderisa klubi më vlerëson mua siç ka bërë deri më tani, unë mund të vazhdoj edhe më tej. Në Londër unë jetoj në Hampstead, 15 minuta larg qendrës dhe 15 minuta larg qendrës stërvitore, dhe ndihem shumë komfort. Është qetë, një vend ideal për t’i dërguar fëmijët në shkollë”, ka shtuar mesfushori spanjoll.