Cavani sigurt drejt Italisë

Juventus është i bindur se do ta fitojë garën për të nënshkruar me sulmuesin e PSG, Edinson Cavani.

Cavani veç Juventusit është duke u ndjekur edhe nga Manchester United, Atletico Madrid dhe Arsenali, para hapjes së afatit kalimtar veror.

Megjithatë mediat italiane shkruajnë se Juve tashmë ka një marrëveshje me Cavanin për një transferim të tij në Torino në fund të sezonit.

Juve shpreson të krijojë fonde duke shitur Paul Pogban, për të cilin të interesuar janë disa prej gjigantëve më të mëdhenj të futbollit evropian.