Cavani në United, punë e kryer

 

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, është një hap larg transferimit te Manchester United.

Mediat britanike njoftojnë se ‘Djajtë e Kuq’ kanë përgatitur një ofertë të majme për lojtarin, që e shohin si zëvendësim për Radamel Falcaon, i cili do të largohet gjatë verës.

Ndryshe, Cavani e ka të sigurt largimin nga PSG, pas problemeve që po ka me trajnerin, Laurent Blanc.