Cavani largohet nga Manchester United, kjo është skuadra e re

Edison Cavani u bashkua me Manchester Unitedin në merkaton e verës, teksa firmosi një kontratë 1-vjeçare me këtë klub, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Megjithatë aventura e uruguajanit në “Old Trafford” do të zgjasë vetëm një sezon, pasi në verë, sulmuesi  do të bashkohet me një tjetër ekip. Sipas raportimeve të fundit, Cavani do të largohet nga Europa, për të vazhduar karrierën në Argjentinë, me skuadrës e Boca Juniors.

Këta të fundit kanë gati një kontratë 3-vjeçare për lojtarin dhe duket se ky i fundit është i bindur për e klubi argjentinas. Kjo është konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit, Valter Gulielmone, i cili shkurtimisht ka thënë: “Ideja është të kalojë te Boca”.