Casillas vjen me gjestin e vitit

Super-gjest i Iker Casillas gjatë ndeshjes Real Madrid-Granada, e përfunduar në shifrat tenistike 9-1.

Në një moment të lojës një fëmijë që ndodhej pas portës së gardianit madrilen u godit me një top në fytyrë dhe Casillas kërkoi menjëherë ndihmën e shpejtë.

Por nuk përfundoi me kaq, në fund të ndeshjes ai i dhuroi edhe fanellën e tij.