Casillas pranë marrëveshjes me Porton

Iker Casillas pritet të largohet edhe zyrtarisht nga Real Madridi në ditët në vijim. Kështu shkruan para pak çastesh e përditshmja madrilene, Marca, e afërt me klubin e Realit.

Sipas saj,  është skuadra e Portos që ka bërë ofertë për Real Madridin, dhe marrëveshja pritet të mbylllet në ditët e ardhshme.

“Marrëveshja është pranë finalizimit, kanë mbetur edhe disa detaje”, shkruan Marca.

Casillas do të largohet pas 16 vitesh nga Reali. (Gazeta Olle)