Casillas: De Gea, të mirëpres te Reali

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë që ai e mirëpret transferimin eventual të David De Geas në “Santiago Bernabeu”.

“Sigurisht që do të më pëlqente ardhja e De Geas këtu, pasi që ai është një portier i talentuar. E ardhmja ime? Unë nuk kam dyshime, do të mbetem ende te Reali”, deklaroi Casillas.

Gjithsesi, e ardhmja e tij në Madrid mbetet në dyshim të madh. /Gazeta Olle