Casillas beson në histori

Kapiteni i Real Madridid, Iker Casillas ka insistuar se skuadra e tij mund ta fitojë dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, duke hyrë kështu në histori si skuadra e parë që e arrin këtë sukses që prej kur thirret Liga e Kampionëve nga edicioni 1992-93.

“Real Madrid është e vetmja skuadër që mund ta fitoj dy herë radhazi Ligën e Kampionëve. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë, për do të luftojmë shumë për këtë. Ne jemi ambicioz dhe kemi një skuadër të kombinuar me përvojë dhe të re”, tha Casillas për faqen zyrtare të UEFA-s.

Real Madrid pothuajse është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka fituar ndeshjen e parë kundër Schalkes në udhëtim me rezultat 2:0.