CAS-i publikon vendimin, ja detajet që Gjykata vendosi drejt

 

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës e ka dhënë verdiktin e saj, duke konfirmuar fitoren e Shqipërisë 3:0 ndaj Serbisë.

 

 

Këto janë disa nga verdiktet kryesore të dala nga vendimi i CAS-it:

 

Në përputhje me vendimet e UEFA-s, bazuar në ankesën e FSHF-s, për të refuzuar vazhdimin e ndeshjes me Serbinë nga minuta 31, kur një numër i tifozëve kishin hyrë në fushë. Gjatë kësaj ndalese, disa incidente ishin shkaktuar nga rreth 15 tifozë serbë, që kishin përfshirë fushën duke sulmuar lojtarët shqiptarë

Sidoqoftë, paneli i CAS-it gjeti prova se Federata Shqiptare e Futbollit refuzoi të vazhdojë lojën përkundër urdhrit nga gjyqtari. Paneli i CAS-it ishte në gjendje për të konstatuar se gjyqtari nuk e kishte të qartë situatën direkt, dhe nuk duhej kushtëzuar lojtarët për të rifilluar ndeshjen.

Organet e sigurisë së Federatës së Serbisë nuk kishin bërë mjaftueshëm për të evituar dhunën.

Gjykata e ka dënuar lënë në fuqi dënimin prej 100 mijë eurosh për shkak të flamurit ‘Autochtonoues’ i cili u lëshua me dron.

Njëashtu ka lënë në fuqi vendimin për t’i hequr tri pikë Serbisë, ashtu siç kishte vendosur UEFA.