‘Çartet’ Sulejmani, tifozi i fyer (VIDEO)

Gazeta e famshme franceze, “La Parisien” e ka intervistuar qytetarin francez që ishte objekt i fyerjeve raciste nga tifozët e Chelseat. Tifozi me emrin Sulejman ka kërkuar nga drejtësia që të identifikohen të gjithë ata që e fyen ata dhe se ky grup i tifozëve të Chelseat duhet të përfundoi në burg.

“Unë kërkova që të futem në metro, por ata tifozë të pistë më penguan mua. Ata më shtyenin, bënin presion dhe duket se ofendonin në gjuhën e tyre. Unë nuk flas anglisht dhe nuk e kuptoj gjuhën angleze, por e dija se po më fyenin në baza racore. Qëndrova atje duke u përballur me ta, deri sa erdhi një person dhe më tha që të iki nga këta të çmendur. Shkova në familjen time pa folur me askënd, as me gruan dhe fëmijët e mi. Çfarë kisha për të ju thënë, të ju thoja se babai i tyre është sulmuar në metro vetëm se është i zi? Kjo është e tmerrshme. Kërkoj nga autoritetet e drejtësisë që të identifikojnë atë grup të çmendur të tifozëve të Chelseat, ata duhet të futen të gjithë në burg” ka thënë Sulejman, transmeton indeksonline.