‘Çartet’ Maradona

Diego Maradona është sërish kryetitull në mediat botërore dhe sërish për arsye jo të mira. Legjenda e Argjentinës, siç tregojnë këto pamje, ka goditur një stjuard dhe një kameraman gjatë një ndeshje bamirësie, në Kolumbi.

Maradona, i cili pak ditë më parë tregoi se ka aftësi edhe si boksier, me sa duket ka dashur të praktikohet edhe në fushën e futbollit, duke u bërë agresiv në një moment feste. Ishte pikërisht goli i shënuar prej argjentinasit nga pika e penalltisë që i dha fitoren ekipit të tij.

Ironike dhe paradoksale në të njëjtën kohë. Ndeshja ku ikona e futbollit ishte thirrur si i ftuar special ishte një “Takim për paqen”, një përballje futbolli me qëllime bamirësie, por që kuptimi i saj humbi, ashtu siç Maradona humbi kontrollin duke sulmuar kë t’i dilte përpara.