Çartet Mancini, i bërtet Shaqirit

Roberto Mancini pati disa momente nervoze në përfundim të pjesës së parë.

Trajneri italian i Interit, Roberto Mancini, kaloi disa momente tejet nevrike dje në barazimin 1:1 kundër Parmas.

Sipas Calciomercato.it, Mancini u nervozua tejet shumë me paraqitjen e Xherdan Shaqirit dhe Marcelo Brozovic kundër Parmas.

Ish-trajneri i Manchester Cityt kritikoi ashpër dy lojtarët me të përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, teksa më vonë Xherdanin e zëvendësoi me Hernanes.

Mancini u ka hequr edhe ditën e pushimit lojtarëe dhe sot të dielën do të stërvisin në Apiano Gentile.