Carragher sulmon Casillasin

Ish-futbollisti i Liverpoolit që tashmë është analist në Sky Sports, Jamie Carragher, e ka sulmuar portierin e Real Madridit, Iker Casillas, pas ndeshjes që spanjollët e humbnë në shtëpi ndaj Schalkes 4:3 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Carragher ka shkruar në rrjetet sociale që Realit i duhet një portier tjetër, duke e përmendur gardianin e Manchester Unitedit, David De Gea. “Madridit i duhet një portier tjetër. De Gea dëshiron të fitojë trofe”, ka shkruar Carragher.

Përkundër humbjes 4:3, Reali u kualifikua në çerekfinale falë fitores në ndeshjen e parë, 2:0.