Carragher e sulmon Mourinhon

Analisti i Sky Sports, Jamie Carragher, e ka sulmuar keq Chelsean pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke i akuzuar futbollistët blu për sjellje për presionin që ia bën gjyqtarit pas ndërhyrjes së Zlatan Ibrahimoviçit.

“Reagimi i lojtarëve të Chelseat ishte i turpshëm pas ndërhyrjes së Ibrahimoviçit. Ky është stili i ekipeve të Jose Mourinhos dhe për këtë arsye ato nuk duhen kurrë nga publiku”, deklaroi ish-futbollisti i Liverpoolit.

Paris Saint Germain kaloi përpara falë barazimit 2:2.