Carioca merret vesh me skuadrën e njohur kosovare

Dukagjini i Klinës ka arritur marrëveshje me një top-futbollist në afatin kalimtar të verës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armend Dallku, ka arritur që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të mirënjohur Jean Carioca, i cili tash e tre vite luan me ekipin e Feronikelit.

Lajmi konfirmohet nga burime shumë të sigurta të “Zeri.info” pranë klubit të Dukagjinit.

Braziliani Carioca është 33-vjeçar dhe ka përvojë të madhe duke u aktivizuar në ekipe si Tigres do Brasil, CRB, ABC FC, Tombense , Botafogo, Ponte Preta , Figueirense, Skoda Xanthi, Torreense, XV de Piracicaba, CSA, Treze, Kukësi, URT për tu transferuar me pas te Nikli në vitin 2018.

Dukagjini në ditët në vijim pritet që të përforcohet edhe me futbollistë të tjerë me emër nga futbolli i Kosovës. Dukagjini në edicionin e fundit e siguroi një “biletë” për inkuadrim në elitë.

Ekipi nga Klina në edicionin e kaluar ishte edhe finalist i Kupës së Kosovës në futboll.

 

Ulpiana transferon futbollistin nga Superiorja Shqiptare

Këta janë 11 sportistët kosovarë që do marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”