Capello: Messi më i miri i botës, Ronaldo i Madridit

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, ka nënvlerësuar tej mase yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Trajneri i tanishëm i Suedisë, tha se Ronaldo është më i miri i Madridit, kurse Messi më i miri në botë.

“Messi është absolutisht lojtari më i mirë në botë, Cristian Ronaldo është më i miri në Madrid”, ka thënë ai, shkruan ‘mundodeportivo.com’.

“Messi është lojtar me shumë imagjinatë dhe kreativitet, është unik në udhëheqjen e topit, e bënë atë që nuk e bënë askush, kurse Ronaldo është shënues i mirë”, shtoi trajneri italian. (Gazeta Olle)