Capello flet për formën e Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk po kalon momente të mira. Ylli i Real Madridit ka realizuar vetëm dy gola në vitin 2015, duke qenë larg formës që jemi mësuar ta shohim.

Në anën tjetër selektori i Rusisë, ka thënë se drejtuesit e Real Madidit kanë çdo arsye që të shqetësohen për formën e dobët të portugezit në javët e fundit.

“Kjo është një çështje e rëndësishme që Ronaldo nuk është në nivelin e zakonshme. Nga fundi i viti 2014, Madrid ishte gjithmonë në epërsi për një gol para se ndeshja të filloj sepse e kishin Ronaldon”, ka deklaruar ai.

“Stafi mjekësor Madridit duhet t’i kushtoj shumë vëmendje Ronaldos. Ai nuk është në formë, Madridi duhet të gjejnë ku është problemi”, shtoi italiani.

“Por Ronaldo është ende një lojtar i jashtëzakonshëm dhe unë jam i bindur se ai do të kthehet në formën që ishte shumë shpejt”, përfundoi Capello.