Cannavaro nuk e dallon Gerrardin me Lampardin (FOTO)

Pothuajse të gjithë e dinë se Steven Gerrard dhe Frank Lampard nuk mund të luanin bashkë në kombëtare, por ka disa që gabojnë kur bëhet fjalë për të bërë diferencën mes tyre dhe pa dyshim një prej tyre është edhe Fabio Cannavaro. Italiani tentoi të bënte një postim në respekt të kapitenit legjendar të Liverpoolit dhe gjithçka dukej se ishte në rregull. Cannavaro kishte shkruar disa fjalë, shoqëruar edhe me një imazh të vetin e të anglezit vetëm se diçka nuk shkonte. Një gabim fatal, një dështim epik. Cannavaro ishte vetë në foto, por krah tij nuk ishte Steven Gerrard por Frank Lampard.

Cfarë gafe e rëndë! Gjithsesi postimi nuk zgjati shumë sepse u fshi brenda pak minutash. Për t’i dalë disi në mbrojtje ish lojtarit të Juves, dikush mund të thotë se Gerrard dhe Lampard kanë disa ngjashmëri jo vetëm nga paraqitja e jashtme. Të dy kanë të përbashkët fanellën me numër 8, kanë luajtur në mbi 100 takime për Anglinë dhe të dy kanë si pozicion loje mesfushën. Pavarësisht këtyre, postimi i Cannavaros në Facebook mbetet një gafë shumë e rëndë, që duhet marrë me sportivitet edhe nga Gerrard nëse e ka parë.

 

cannavaro  2