Cana viziton Isa Mustafën (FOTO)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ish-futbollistin e shquar kosovar, Agim Cana.
Gjatë këtij takimi miqësor, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë rolin dhe kontributin që z. Cana dhe sportistët e tjerë të famshëm të Kosovës, në shumë disiplina, kanë luajtur në promovimin e vlerave kulmore sportive të Kosovës në kohëra të vështira, duke u shndërruar në figura me të cilët janë identifikuar dhe krenuar tërë populli i Kosovës.

Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi angazhimin konkret të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përkrahur dhe për të krijuar kushte shumë më të mira për sportistët kosovarë që të kenë mundësi të dëshmojnë aftësitë e tyre dhe të arrijnë rezultate të larta në garat sportive rajonale, evropiane e botërore.
Futbollisti i dalluar i Kosovës, Agim Cana, gjatë takimit e ka falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen dhe përkrahjen e shprehur për sportistët kosovarë, duke i dhuruar edhe një fanellë me përkushtim të kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana./Indeksonlien.net

baa ci sd