Kapiteni i Kombëtares Shqiptare dhe mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana, ka uruar Kosovën me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë.
Cana uron për Pavarësi me fotografinë e Adem Jasharit, ku me anë të një postimi në ‘Facebook; 31-vjeçari shkruan:
“Ma gëzofsh lirinë moj Kosova ime!”, duke e mbyllur postimin me parullën e ‘Tifozëve Kuq e Zi: “O sa mirë me qenë shqiptarë”.
Urimi i Lorik Canës ka të bashkangjitur edhe një foto të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.