Cana tregon dëshirën e tij, ja skuadrat që do në finalen e Conference League në “Air Albania”

Leicester, Roma, Feyenoord dhe Marseille, janë katër skuadrat që arritën të siguronin një biletë për në fazën gjysmëfinale të Conference League.

Në vitin e saj të parë, finalja do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë dhe për këtë ka folur edhe legjenda shqiptare, Lorik Cana.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se Roma është favorit kryesor për ta fituar këtë kompeticion.

“Roma ka potencialin për të arritur deri në fund të Conference League, por unë do të jem tifoz me Marseille deri në fund. Do të më pëlqente të shikoja një finale Marseille-Roma edhe pse jam lacial, por kam shumë miq që do të donin të vinin këtu në Shqipëri”. Ka përfunduar Cana.

 

 

UEFA i konfirmoi lajmin e madh futbollit të Kosovës, vjen reagimi nga Agim Ademi

Drita fitoi Kupën e Kosovës në volejboll, festës iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Prishtinës