Cana në dyshim edhe për Sassuolon

Lorik Cana është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Sassuolos. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë vazhdon të ketë probleme me shpinë, derisa sot ka ushtruar i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit, duke u stërvitur vetëm në palestër, transmeton Gazetaolle.com.

Gjatë ditëve në vijim, stafi mjekësor i Lazios do ta japë përgjigjen përfundimtare nëse Cana do të jetë i gatshëm që të luajë ndaj Sassuolos apo jo.

Sassuolo-Lazio zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00. /Gazeta Olle