Cana në bisedim me klubin e njohur në Shqipëri për ta marr drejtimin e skuadrës

Kthehet në “show” të mirëfilltë zgjedhja e trajnerit të ri te skuadra e Kukësit.

Presidenti Safet Gjici, pasi ka vendosur të mos konfirmojë Ernest Gjokën dhe ka parë t’i largohet Skënder Gega, kërkon një emër që të bëjë bujë në drejtimin e ekipit të tij.

cana

Ai fillimisht ka biseduar me serbin Mlladen Milinkoviç, por së fundmi, i ka lindur një ide e re që padyshim do të shënonte një moment të rëndësishëm në historinë e këtij klubi, nëse do të bëhet realitet. “Panorama Sport” ka mësuar se Gjici ëndërron që të bëjë trajner ish-kapitenin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, i cili nuk e ka fshehur që ka si synim në të ardhmen të fillojë një karrierë të re në trajning.

cana 1

“Po, jemi në bisedime me Lorik Canën. Kaq mund të them”, – ka thënë Gjici për “Panorama Sport” pak minuta më parë, duke konfirmuar zërat që kanë qarkulluar sot.

Tani pritet të mësohet nëse është thjesht një dëshirë e presidentit të Kukësit, apa nëse edhe Cana ka interes konkret për t’iu bashkuar kampionëve të Shqipërisë dhe për të marrë drejtimin e tyre.

canalorik