Cana: Itali-Shqipëri, e dua këtë rezultat

Lorik Cana ka parashikuar takimin, Itali-Shqipëri, që zhvillohet të premten për kualifikimet e botërorit “Rusi 2018”.

Cana parashikoi rezultatin baras.

“Kemi shanset tona, të mos jemi pesimistë. Ne kemi luajtur kundër Italisë në Genoa dhe kemi bërë një paraqitje dinjitoze. Mendoj se barazimi do të kish qenë rezultati më i drejtë. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë, por nuk duhet të na mungojë optimizmi”, tha Cana për Panorama Sport.