Caktohet orari i Kupës së Italisë, Inter – Milan luhet pas pak ditësh

Orari për ndeshjet e fazës çerekfinale në Kupën e Italisë tashmë është konfirmuar.

Ndeshjet do të zhvillohet gjatë këtij muaji, teksa sonte do të mësohet edhe skuadra e fundit që do sigurojë kalimin në këtë fazë.

Sonte është duke u zhvilluar ndeshja mes Lazios dhe Parmas, me fituesin e kësaj ndeshje që do takohet me Atalantan.

Orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Italisë:

Inter-Milan (26 janar, 20:45).

Atalanta-Lazio / Parma (27 janar, 17:45).

Juventus-SPAL (27 janar, 20:45).

Napoli-Spezia (28 janar, 21:00).