Caktohet orari i dy ndeshjeve të Kupës

Dy ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës, për rrethin e dytë, do të zhvillohen mesjavën e ardhshme.

Sipas njoftimit të FFK-së, të mërkurën sfidohen Flamurtari – Drita, kurse të enjten, Gjilani – Ferizaj.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00 dhe transmetohen në Super Sport Kosova.

 

Orari

 

E mërkurë (25 mars)

Flamurtari   Drita                     SSK

 

E enjte (26 mars)

Gjilani – Ferizaj                       SSK