Caktohen stadiumet ku zhvillohen ndeshjet e barazhit

Janë caktuar datat dhe stadiumet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e barazhit për Superligë dhe Ligën e Parë.

Ndeshja e barazhit për Ligën e Parë do të zhvillohet më 21 maj, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Derisa ndeshja e barazhit për Superligë do të zhvillohet më 28 maj në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadrat nga Liga e Parë që kanë siguruar barazhin janë Liria nga Grupi A dhe Vushtrria e Grupit B.

Ndërsa skuadra e Superligës që shkon në barazh mbetet të caktohet në tri xhirot e fundit.

/Gazeta Olle/ 

Pamje të rënda, herën e fundit ku Roma dhe Feyenoord u takuan, ndodhi një përleshje masive në Romë

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 26-të në Ligën e Parë, luhen ndeshje direkte për mbijetesë