Caktohen gjyqtarët e xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë, ja kush e gjykon derbin Drita – Gjilani

Ndeshja kryesore e xhiros së shtatë në “Albi Mall” Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet në Gjilan, teksa priten të përballen rivalët e përbetuar, Drita dhe Gjilani.

Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Mervan Bejtullahu, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët, Hekuran Osmani dhe Fatlum Jashari.

Në VAR do të jetë gjyqtari Vigan Ibërdemaj, ndërkohë në AVAR do të jetë Drilon Rexhepi.

Ndeshjen Prishtina – Malisheva do ta drejtojë Eridon Podvorica.

Sa i përket përballjes Trepça ’89 – Ferizaj, do të drejtohet nga Burim Jahmurataj.

Dukagjini – Drenica i është besuar Alban Shalës.

Në kuadër të xhiros së shtatë priten të zhvillohen katër duele, pasi Llapi – Ballkani është shtyrë.

Tahir Batatina përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja

Nesër zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së pestë në Ligën e Parë, këto janë delegimet e gjyqtarëve