Caktohen gjyqtarët e xhiros së 21-të të Superligës, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

Mesjava është e rezervuar për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Në këtë javë nuk do të ketë asnjë përballje në mes të top-pesëshes së tabelës, megjithatë luhet në të dyja frontet – për kryesim në tabelë dhe për ikje nga zona e rrezikshme, shkruan Gazeta Olle.

Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë ndeshjet e javës së 21-të.

Të mërkurën në program janë tri ndeshje, teksa do të jetë shumë interesant në “Liman Gegaj”, ku do të përballen Malisheva dhe Drita.

Gjyqtari kryesor për këtë takim është caktuar Mentor Ajeti, me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jetë Lirim Jashari.

Duel interesant i mesit të tabelës pritet të zhvillohet të enjten, ku do të përballen rivalët e vjetër, Drenica dhe Prishtina në “Bajram Aliu”.

Dardan Caka është gjyqtari kryesor në këtë përballje, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Në VAR do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Delegimet e plota të gjyqtarëve./Gazeta Olle/

Nuhiu: Kam besim që do të performojmë në mënyrë perfekte nesër

Donjeta Sadiku vazhdon në çerekfinale të ‘Strandzha Cup’, ku ndeshet me boksieren ruse që e përfaqëson Serbinë