Caktohen gjyqtarët e xhiros së 15-të të Superligës, ja kush e drejton derbin Drita – Ballkani

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 15-të e Albi Mall Superligës së Kosovës, ku do të ketë përballje tejet interesante. 

FFK ka deleguar  gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave, shkruan Gazeta Olle.

Të shtunë zhvillohen tri ndeshje, ku spikat derbi Prishtina – Gjilani i cili luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.

Gjyqtar kryesor për këtë përballje është caktuar Visar Kastrati, me asistentët Bujar Selimaj dhe Alban Ejupi. Në VAR do të jetë Isak Ceroviku.

Derbi i javës në elitën e futbollit kosovar zhvillohet të dielën në Gjilan, ku lideri Drita e pret Ballkanin e vendit të dytë.

Ndarja e drejtësisë në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit Dardan Çaka, me asistentët Fatlum Berisha dhe Lumturije Muhadri. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.

Më poshtë gjeni delegimet e plota të gjyqtarëve. /Gazeta Olle/ 

Kosova U19 mëson kundërshtarët për kualifikimet e Euro 2023 në futsall

Cluj – Ballkani, publikohen formacionet zyrtare