Caktohen finalistët e Kupës së Kosovës në futsall, kemi një befasi të madhe

Klubi i Futsallit “Liqeni” nga Drenasi është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në Futsall.

Skuadra e Liqenit e ka përmbysur rezultatin ndaj FC Prishtina Mabetex me një ndeshje të dominuar plotësisht.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 5:4 në të mirë të Prishtina Mabetex, kurse ndeshjen e dytë triumfuan FC Liqeni me rezultatin 4:2.

Liburni qysh në ndeshjen e parë e kishte zgjidhur çështjen e kualifikimit, pasi e kishte mposhtur BB Llapin në Podujevë, me rezultat 7:2, prandaj në ndeshjen e kthimit luajti me komoditet, duke shënuar fitore me rezultat 3:1.

Në finalen e Kupës së Kosovës në Futsall Liqeni ballafaqohet me ekipin gjakovar, FC Liburni.