Çakir e drejton finalen e madhe

UEFA e ka vendosur gjyqtarin kryesor të finales së madhe të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet më 6 qershor në Berlin.

Kështu, bilbili që do ta ndajë drejtësinë në sfidën Juventus-Barcelona do të jetë gjyqtari turk, Cuneyt Çakir.

Në anën tjetër, sfida e finales së Ligës së Evropës ndërmjet Dnipros dhe Sevillës, iu është besuar gjyqtarit nga Anglia, Martin Atkinson. /Gazeta Olle